Në Prishtinë djali tenton ta rrah nënën e tij

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 09:29
Në Prishtinë djali tenton ta rrah nënën e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person është dyshuar në Prishtinë nën dyshimet se e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë nënën e tij.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e policisë ku thuhet gjithashtu se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00.

“Prishtinë23.11.2020 – 09:00. Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ka tentuar ta sulmon nënën e tij viktimën femër  kosovare. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)