'Kosovarë, bëni kujdes në këtë pjesë të Serbisë, mund t'ju marrin para për veturë pa pasur probleme'

  • G.G /
  • 24 November 2020 - 10:58
'Kosovarë, bëni kujdes në këtë pjesë të Serbisë, mund t'ju marrin para për veturë pa pasur probleme'

Një anëtarë i grupit “Marakli t’kerreve” në Facebook, ka njoftuar të gjithë se të kenë kujdes të gjithë ata që kalojnë në Serbi, pasi që në një pompë të benzinës po i dëmtojnë veturat dhe po detyrohen të paguajnë shuma të majme për problemet që fare nuk ekzistojnë në veturë.

Në grupin “Marakli t’kerreve”, një anëtarë ka ngritur alarmin për të gjithë maraklitë që të kenë kujdes në Serbi, pasi që po “detyrohen” në një pompë të benzinës që të rregullojnë veturën, pa pasur fare problem.

Ai ka treguar se kjo pompë e benzinës ndodhet në Jagodine në Serbi dhe aty sipas tij i kanë marrë 450 euro për të ndërruar llagerin e veturës.

Rasti i parë atij i ka ndodhur në gusht të këtij viti, ku ai ka pasur probleme me rrotën e veturës, mirëpo që është detyruar të paguajë më shumë, derisa rasti tjetër në vendin e njejtë me problemin e njejtë, i ka ndodhur javën e kaluar prindit të tij.

“Maraklia” i ka shpjeguar rastet në fjalë dhe ka kërkuar që të kenë kujdes dhe të sigurohen mirë të gjithë ata që kalojnë nga kjo zonë.

Kujtojmë që shteti i Serbisë përdoret si rrugë tranzit nga mërgimtarët për të udhëtuar në drejtim të shteteve perëndimore dhe anasjelltas.

(Kosova Sot Online)