Ky është numri i të infektuarve me koronavirus në botë

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 11:04
Ky është numri i të infektuarve me koronavirus në botë

59 milionë e 565 mijë e 204 persona, raportohet të jenë të infektuar me virusin Covid-19 në botë.

Sipas faqes së statistikave worldometers.info, deri tani 1 milionë e 402 mijë e 972 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 41 milionë e 217 mijë e 2 persona janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 12 milionë e 777 mijë e 371 të infektuar dhe 263 mijë e 687 viktima.

Në vendin e dytë radhitet India me 9 milionë e 177 mijë e 840 të infektuar dhe 134 mijë e 254 të vdekur.

Pastaj Brazili me 6 milionë e 88 mijë e 4 të infektuar dhe 169 mijë e 541 të vdekur, Franca me 2 milionë e 144 mijë e 660 të infektuar dhe 49 mijë e 232 të vdekur, si dhe Rusia me 2 milionë e 138 mijë e 828 të infektuar dhe 37 mijë e 31 të vdekur.

Numri i rasteve të infektuara, është edhe më i madh se që paraqitet në këtë faqe, kjo pasi që Kosova dhe disa shtete tjera nuk përfshihen në statistikat e saj.

Numri i rasteve të infektuara me Covid-19 është rritur edhe në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 34 mijë e 940 nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Po ashtu, si pasojë e këtij virusi, deri tani në vend kanë vdekur 926 persona.

(Kosova Sot Online)