Jeta e El Chapo-s brenda qelisë! E sheh dritën e diellit veç një orë në ditë

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 13:52
Jeta e El Chapo-s brenda qelisë! E sheh dritën e diellit veç një orë në ditë

Trafikanti i njohur meksikan , El Chapo është dënuar vitin e kaluar me burgim të përjetshëm.

Ai njihet si themeluesi i kartelit Sinaloa, ndërsa që prej korrikut të 2019-ës ndodhet pas hekurave në një burg të sigurisë së lartë në SHBA, i quajtur ADMAX.

Ndërkohë avokati i tij, Lichtman Loera ka treguar në lidhje me atë se si po e kalon kohën e lirë El Chapo, pasi në 24 orë, vetëm një orë në ditë i lejohet të shohë dritën e diellit.

Gjithashtu gazetari Keegan Hamilton, i cili mbuloi të ashtuquajturin gjyq të shekullit, duke iu referuar një postimi në Twitter të avokatit Lichtman, tha se El Chapo e kalon kohën e tij të lirë duke punuar në apelin e tij të gjyqit, pikërisht ai që e dënoi me heqje lirie të përjetshme.

Lichtman tha:

(El Chapo po ndihmon), duke punuar në dokumentet nga qelia e tij”, tha mbrojtësi që komentoi në gjyq se “ishin Shtetet e Bashkuara që përpiqeshin t’i tregonin botës se sa i veçantë dhe i drejtë ishte sistemi i saj.

Guzmán Loera do të apelojë në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara, qarku i dytë, çështja e tij me numër 19-2239, e paraqitur në 22 korrik 2019, për sjelljen e pahijshme të gjykimit kundër tij në Gjykatën e Qarkut Lindor të Nju Jorkut.

Ndërsa më 22 korrik 2019, Marc Fernich, një tjetër nga mbrojtësit e “El Chapo” paraqiti një dokument para Gjykatës së Apelit, në të cilin ai kërkoi rishikimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

(Kosova Sot Online)