E parashikojnë vdekjen e tij, reagon Çun Lajçi:Eh sa kingji shkon para dashit

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 17:55
E parashikojnë vdekjen e tij, reagon Çun Lajçi:Eh sa kingji shkon para dashit

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar ndaj një paralajmërimi për vdekjen e tij në një faqe barcoletash në Facebook.

Një një postim që ka rishpërndarë Lajçi në Facebook, paralajmërohet vdekja e këtij të fundit pas ndarjes nga jeta të arstistëve Nexhmije Pagarushës, Adem Mikullovcit e Ismet Pejës këtë vit.

“Sa mirë kur vënë bast për ty, e lirisë i zbritet çmimi. Eh sa kingji shkon para dashit”, ka shkruar Lajçi sipër fotografisë.

(Kosova Sot Online)