Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 80 euro për familje

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 18:38
Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 80 euro për familje

Do të subvencionohen me nga 80 euro familjet në asistencë sociale.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se përveç familjeve në asistencë sociale, do të subvencionohen edhe personat me aftësi të kufizuara.

“Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilën familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor”, ka shkruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)