Kamioni e lë gungën me beton midis rruge në Prishtinë

  • A.P /
  • 24 nëntor 2020 - 19:38
Kamioni e lë gungën me beton midis rruge në Prishtinë

Një kamion i ndërtimtarisë ka lënë një gungë me beton midis rrugëve të Prishtinës.

Kjo për shkak se kamioni duket që kishte një defekt. Derisa po priste në kolonë, një sasi e betonit rridhte nga komini dhe formoi një gungë midis rrugës në kryeqytet.

Dihet se pasi çimentoja dhe uji të ngrihen, formohet një material i fortë. Një gungë prej këtij materiali në rrugën e Prishtinës dëmton rrugën dhe sjell prishje të makinave që hasin në të.

Në një video të bërë virale, kamioni shihet duke lëvizur normalisht edhe pse betoni rridhte nga pas.

Rrjedhimisht, dihet se kudo që ka ndaluar kamioni, ka lënë një gungë në rrugë. Gjithashtu, pas tij është krijuar një vij me beton derisa kamioni lëvizte në rrugët e kryeqytetit.

(Kosova Sot Online)