Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 23:17
Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

Fusha anticiklonike të fuqishme nga Europa Qendrore do të shtrihen mbi rajonin tonë, duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit me ngrica, e përgjatë ultësirave me kushte për mjegull ose vranësira të ulëta.

Moti i qëndrueshëm, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, do të mbajë koncentrimin e ndotësve ajror të rritur pranë sipërfaqes tokësore, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta, herë-herë orëve të mbrëmjes edhe në ekstrem apo jashtëzakonisht të dobët.

25.11.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë viseve të ulëta me mjegull apo vranësira të ulëta. Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 8C, e në vise malore -3C deri 8C. Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

26.11.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë viseve të ulëta me mjegull apo vranësira të ulëta. Vende-vende ka mundësi që mjegulla të mbetet edhe orëve të pasdites. Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 10C, e në vise malore -1C deri 10C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 2.

(Kosova Sot Online)