Sot mblidhen pesë komisione parlamentare, pritet të votohet Projektbuxheti për vitin 2021

  • E.K /
  • 25 nëntor 2020 - 08:12
Sot mblidhen pesë komisione parlamentare, pritet të votohet Projektbuxheti për vitin 2021

Pesë komisione parlamentare pritet të mblidhen gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e tyre edhe ai për Buxhet dhe Transfere, e ku pritet të votojë në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021.

Po ashtu do të mblidhe edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ç’rast do të intervistojë drejtorin e prokurimit të Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Në kalendarin e Kuvendit është edhe Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ai për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, i cili do të intervistojë kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky është kalendari:

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 09:00)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, voton në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston drejtorin e prokurimit të SHSKUK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 14:00)

(Kosova Sot Online)