Burri e rreh dhe dhunon gruan e tij në Gjakovë

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 09:36
Burri e rreh dhe dhunon gruan e tij në Gjakovë

Një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë seksuale ndaj saj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe se me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjakovë 21.11.2020 – 05:00. Viktima femër  kosovar e ka raportuar se i dyshuari mashkull (bashkëshorti i saj) ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë seksuale ndaj saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)