Peshkopi i infektuar serb e përhap koronavirusin në varrimin e patriarkut Irinej

  • G.G /
  • 25 November 2020 - 09:44
Peshkopi i infektuar serb e përhap koronavirusin në varrimin e patriarkut Irinej

Ipeshkvi serb, David i Krushevac shërbeu në funeralin dhe liturgjinë në varrimin e patriarkut Irinej në Serbi, duke e ditur se ishte i infektuar me koronavirus. Ai nuk mbantee maskë mbrojtëse dhe kështu shkeli nenin 248 të Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive në Serbi, që parasheh dënime nga gjoba e deri në tre vjet burg, shkruan “Nova.rs”.

Për ata që nuk respektojnë rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, ligji në Serbi thotë: Kushdo që, gjatë një epidemie të një sëmundjeje të rrezikshme ngjitëse, nuk vepron në përputhje me rregulloret, vendimet ose urdhrat që përcaktojnë masat për shtypjen ose parandalimin e saj, do të dënohet me gjobë ose me burgim për një periudhë jo më shumë se tre vjet.

Pas varrimit të Irinejt, peshkopi serb David Krushevac u shtrua në spitalin “Dragisha Mishoviq”. Megjithëse kisha bëri thirrje për respektimin e masave epidemike, në këtë rast, ato nuk u respektuan.

Me shërbimin që peshkopi Krushevac e bëri në këtë varrim, i infektoi disa të pranishëm, ndërsa u ngrit pyetja nëse ai do të dënohej dhe në çfarë mënyre do të dënohej.

Deri më tani, pesë klerikë të Kishës Ortodokse Serbe, peshkopi Milutin i Valjevës, Metropolitani Amfilohije, peshkopi i shkarkuar Artemije, murgesha Nina dhe patriarku Irinej kanë vdekur nga koronavirusi. 

(Kosova Sot Online)