Në Prizren shqiptohen 173 gjoba për shkelësit e masave anti-Covid-19

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 10:22
Në Prizren shqiptohen 173 gjoba për shkelësit e masave anti-Covid-19

Në Prizren gjatë 24 orëve të fundit u shqiptuan 173 tiketa në drejtim të qytetarëve të cilët nuk respektuan ligjin anti-COVID.

Po gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar gjithsej 89 lokale dhe janë vizituar 43 persona të cilët gjenden në vetizolim.

“Me datën 24 nëntor 2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 173 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 89 lokale dhe janë vizituar 43 persona të cilët gjendet në vet izolim”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu zyrtarët policorë kanë shqiptuar edhe 117 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

“Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.Lidhur me aktivitetin e datës 24 nëntor 2020, i keni të bashkangjitura edhe disa foto gjatë kryerjes së detyrave”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)