Në LDK kritikojnë emërimin e djalit të Haxhi Shalës: Të hapet një konsullatë edhe në Malishevë

  • G.G /
  • 25 November 2020 - 10:38
Në LDK kritikojnë emërimin e djalit të Haxhi Shalës: Të hapet një konsullatë edhe në Malishevë

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë reaguar pasi që djali i deputeti Haxhi Shala është emëruar konsull në Pragë.

Anëtari i këtij subjekti, Naser Rugova ka ironizuar duke thënë se pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë!

“P.S. Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhet! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë!
P.S. Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhët! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar!

(Kosova Sot Online)