“Rasti Drenica është i manipuluar”, letra e ish-gjyqtarit të EULEX’it i përplas deputetët në komision

  • E.K /
  • 25 nëntor 2020 - 10:39
“Rasti Drenica është i manipuluar”, letra e ish-gjyqtarit të EULEX’it i përplas deputetët në komision

Deputetët janë përplasur në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit me kryetarin e këtij komisioni, Shkëmb Manaj.

Si shkak është bërë një letër e dërguar në këtë komision ku është bashkangjitur edhe një shkresë nga ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Këtë letër deputetët e kanë akuzuar Manajn se e ka mbajtur të fshehtë.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi thotë se Simmons duhet të ftohet urgjentisht për intervistim lidhur me këtë çështje.

“Propozoj që fillimisht me vendos një takim të radhët, me ftuar zotëriun, me mbajtë një seancë të gjatë brenda komisionit edhe me pa se cka ka me na thanë z.Simmons. Pasaj ai thotë se është i gatshëm më ju drejtu të gjithë deputetëve. Po të ishim njëri nga ne nja 10 vite në burg, besoj na u kish dashtë koxha urgjente”, ka thënë Donika Kadaj.

Megjithatë, kreu i komisionit, Shkëmb Manaj thotë se nuk mund të hetohen pretendimet e Simmons pasi që për cështjet të cilat flet ai ka vendim të drejtësisë.

“Është një kërkesë për komision hetimor parlamentar. Ju e dini që në bazë të ligjit qysh themelohet një komison, ligji i njeh tri forma, gjashtë deputetë e bëjnë nismën.

Çështja ka të bëjë me cështjen që janë. Kërkesa është për komision hetimor, unë e konsideroj që kjo kërkesë për komision hetimor mënyra se si është ngitur edhe z.Simmons edhe avokati Qerkini është në kundërshtim me ligjin. Kuvendi nuk mund të hetojë vendimmarrjen e Gjykatave sepse ndërhyn në drejtësi, nëse e konsideroni këtë cështje, për mua nuk është cështje me rëndësi, nëse ju e vlerësoni që është me rëndësi, po ju doni me bo politikë, gjashtë deputetë mbledhuni sot”, ka thënë Manaj.

(Kosova Sot Online)