Në 24 orët e fundit janë ngritur 55 aktakuza ndaj 65 personave në Kosovë

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 10:53
Në 24 orët e fundit janë ngritur 55 aktakuza ndaj 65 personave në Kosovë

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ngritur 55 aktakuza ndaj 65 personave në Kosovë.

Sipas Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj kohe janë ndalur 6 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 7 personave të dyshuar.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave të dyshuar”, është thënë nga Prokurori i Shtetit.

Njoftimi i plotë për media:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)