Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, Osmani e Daka flasin për përgatitjet që po bëhen

  • G.G /
  • 25 November 2020 - 12:47
Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, Osmani e Daka flasin për përgatitjet që po bëhen

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim virtual me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, për të diskutuar rreth zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka bërë thirrje që personeli zgjedhor dhe të gjithë qytetarët, t’i respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia, duke mbajtur higjienën, maskën dhe distancën.

“U.d. Presidentja ofroi përkrahjen e saj të plotë, në mënyrë që zgjedhjet në këto dy komuna të organizohen duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve si dhe të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, thuhet në njoftimin e ZPRK’së.

Ndërkohë Daka, ka deklaruar se deri tash nuk kanë hasur në asnjë problem dhe se janë në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse  që të jenë të pajisur me të gjitha materialet e nevojshme.

“Ndërkaq znj. Daka e njoftoi u.d. Presidenten Osmani se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si për zbatimin e manualit për mbrojtje nga pandemia, ashtu edhe për zgjedhje të drejta në përputhje të plotë me praktikat demokratike. Ajo e siguroi u.d. Presidenten se deri tani nuk kanë hasur në asnjë problem dhe se janë në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse  që të jenë të pajisur me të gjitha materialet e nevojshme”, njofton Presidenca./Express

Komunikata e plotë:

 Me qëllim të bashkërendimit për zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, u.d. Presidentja dr. Vjosa Osmani-Sadriu ka mbajtur një takim virtual me znj. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

U.d. Presidentja ofroi përkrahjen e saj të plotë, në mënyrë që zgjedhjet në këto dy komuna të organizohen duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve si dhe të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Ndërkaq znj. Daka e njoftoi u.d. Presidenten Osmani se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, sipër zbatimin e manualit për mbrojtje nga pandemia, ashtu edhe për zgjedhje të drejta në përputhje të plotë me praktikat demokratike. Ajo e siguroi u.d. Presidenten se deri tani nuk kanë hasur në asnjë problem dhe se janë në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse  që të jenë të pajisur me të gjitha materialet e nevojshme.

Në këtë kontekst, u.d. Presidentja Osmani bëri thirrje që si personeli zgjedhor, ashtu edhe të gjithë qytetarët, t`i respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia, duke mbajtur higjienën, maskën dhe distancën. Ajo ritheksoi rëndësinë e realizimit të së drejtës kushtetuese për të votuar për qytetarët e këtyre dy komunave. 

(Kosova Sot Online)