Ja për çka biseduan sot në një bisedë telefonike Hoti me Osmanin

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 13:03
Ja për çka biseduan sot në një bisedë telefonike Hoti me Osmanin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njofton se sot e ka telefonuar u.d e presidentit Vjosa Osmani për t’i uruar shërim të shpejtë në përballjen me koronavirusin.

Po ashtu Hoti thotë se do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, ai shkruan se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në një bisedë telefonike, i kam uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentes, znj. Vjosa Osmani.

E njoftova znj. Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin.

(Kosova Sot Online)