Berisha për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull: Presidenca të veprojë dhe ta ndalë këtë degradim

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 13:33
Berisha për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull: Presidenca të veprojë dhe ta ndalë këtë degradim

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha ka kërkuar nga presidenca që të ndërpresë degradimin e diplomacisë së shtetit të Kosovës.

Berisha pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës është emëruar konsull ka thënë se është dakord me reagimin e presidencës për vazhdimin e emërimeve kuturu të diplomatëve.

“Absolutisht jam dakord me reagimin e Presidencës për vazhdimin e emërimeve kuturu te diplomateve, siç ishte ky i fundit në baza familjare. Por, e konsideroj të pamjaftueshëm”, ka thënë Berisha.

Ai ka kërkuar nga presidenca që të shfrytëzojë autoritetin e saj për të ndërprerë siç thotë ai degradimin e shtetit të Kosovës, që sipas Berishës është shndërruar në ndërmarrësi të turpërimit të përfaqësimit të shtetit të Kosovës në vendet evropiane.

(Kosova Sot Online)