Kush është Antony Blinken, i nominuar për Sekretar Shteti?

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 15:20
Kush është Antony Blinken, i nominuar për Sekretar Shteti?

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka nominuar Antony Blinkenin, diplomat me përvojë në dy administrata presidenciale, për të shërbyer si Sekretar Shteti. Nëse konfirmohet nga Senati, Blinken pritet të punojë për të fuqizuar aleancat dhe për t’iu rikthyer marrëveshjeve ndërkombëtare.

Antony Blinken, diplomat me karrierë dhe përvojë në politikën e jashtme, është nominuar për pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Teksa presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka bërë public ekipin e tij, për politikë të jashtme dhe siguri kombëtare, Blinken ka thënë se është koha që Shtetet e Bashkuara të rikthejnë bashkëpunimin me aleatët.

Nominimi i Blinkenit duhet të konfirmohet nga Senati para se ai të marrë zyrtarisht detyrën.

I lindur në Nju Jork, avokati i arsimuar në Harvard, ka shërbyer në stafin e Këshillit për SIguri Kombëtare të Shëtpisë së Bardhë gjatë presidencëës së Bill Clintonit, në vitet e 90’ta.

Gjatë administratës së presidentit Barack Obama, Blinken ka qenë këshilltari kryesor për siguri kombëtare i nënpresidentit, Joe Biden. Më pas, ai u zemërua zëvendëssekretar i Shtetit në administratën Obama.

(Kosova Sot Online)