Lexoni edhe:
Shpëtuesit gjejnë pronarët imigrantë të unazave që kishin humbur
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkuar për vizitë në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë, për të përkujtuar 1133 fëmijë të vrarë para 20 viteve në luftën në Kosovë.
Abbott një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në ‘Facebook’, teksa ka thënë se ata meritojnë drejtësi.
Shpëtuesit gjejnë pronarët imigrantë të unazave që kishin humbur Lexoni edhe:
“1133 fëmijë janë vrarë dhe të pagjetur nga një konflikt përpara 20 vitesh. Ata meritojnë drejtësi”, ka shkruar ai.
““Një herë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës”.
Ai bënë thirrje për “falje, por jo harresë”.
Abbott përpara disa javësh shkoi në vizitë edhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve, ku nderoi viktimat e rëna në luftë nga ana e familjes së Jasharit.
(Kosova Sot Online)