Dugolli: Haradinaj ka të drejtë që të kandidohet për president

  • A.P /
  • 25 nëntor 2020 - 21:56
Dugolli: Haradinaj ka të drejtë që të kandidohet për president

Profesori universitar, Bujar Dugolli, ka thënë se ligji për presidentin duhet të ndryshohet që ai të zgjidhet nga populli, ndryshe ai thotë se do u takojë gjithmonë partive politike.

Dugolli ka thënë se VV ka qasje që duhet analizuar, pasi po kërkon president unifikues.

“Haradinaj ka të drejtë të kandidojë për president. LDK e PDK të dyja e kanë pasur presidentin. “Pse mos ta kemi edhe ne?” Ky është mendimi i AAK’së. Teksa partitë tjera nuk po dalin me kandidatë, mendoj se Ramush Haradinaj ka vepruar më së miri. Nëse kanë zgjidhje tjetër të dalin përpara. VV ka një qasje që duhet analizuar. Ata po kërkojnë figurë unifikuese. Ta zgjedhim presidentin ose të shkojmë në zgjedhje. Mendoj se kështu do të vazhdojë kjo temë derisa të kemi ndryshim në ligjin për presidentin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)