Berisha: Shtetet e rëndësishme vazhdimisht kishin kritika për emërimet e diplomatëve

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 09:24
Berisha: Shtetet e rëndësishme vazhdimisht kishin kritika për emërimet e diplomatëve

Ish-zëvendësministri Anton Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit me shkarkimin e konsujve, duke thënë se edhe gjatë kohës sa ishte në detyrë, përfaqësues të shteteve mike me peshë kishin shprehur shqetësimin se Kosova po emëronte në shtetet e tyre diplomat përtej normave, duke shfaqur dyshim në qëllime.

Ai thotë se u.d e presidentit, Vjosa Osmani, dje ka bërë veprimin e duhur e në këtë mënyrë e ka ndihmuar shtetin.

“Në rrafshin e brendshëm, ajo duke shfuqizuar ajo duke emërimet arbitrare ka dhënë shenjën e parë, që do ti qaset me seriozitet shërbimit diplomatik që ka peshë të jashtëzakonshme për organizimin e shtetit”, ka shkruar Berisha.

Ish-zëvendësministri ka thënë se Osmani e ka bërë hapin e parë për të ndërprerë emërimin e diplomatëve pa pajtimin e shteteve përkatëse.

“Me përgjegjësi te plote, e theksoj se ne vazhdimësi dhe sidomos ne kohen sa isha zëvendësministër i jashtëm, përfaqësues te shteteve mike me peshe, me kishin shprehur shqetësimin e tyre qe qeveria e Kosovës emëronte ne shtetet e tyre diplomate përtej normave duke shfaqur dyshimin ne qëllime, e qe nënkuptueshëm krijonte pakënaqësi diplomatike”, thotë ai, duke shkruar se dje u dha një sinjal shpresëdhënës nga u.d. e presidentit.

(Kosova Sot Online)