Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”, iu gjet një armë në valixhe

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 09:45
Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”, iu gjet një armë në valixhe

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dje është arrestuar një kosovar, meqenëse në valixhe i është gjetur një armë harkore me gjashtë shigjeta.

Sipas Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Aeroporti Adem Jashari 25.11.2020 – 22:30. Nga zyrtarët doganor është vërejtur se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar kishte një armë harkore me gjashtë shigjeta 78 cm të cilat janë konfiskuar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)