Pretendimet e ish-gjykatësit kryesor të EULEX’it, Thaçi kërkon mobilizimin e institucioneve

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 10:17
Pretendimet e ish-gjykatësit kryesor të EULEX’it, Thaçi kërkon mobilizimin e institucioneve

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka pasur kritika për kryetarin e Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj që thotë se e ka mbajtur të fshehur letrën që ka dërguar ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX’it, Malcom Simmons, e të cilën e ka publikuar dje media.

Thaçi thotë se kjo deklaratë e Simmons përmban pretendime që EULEX’i ka kryer shkelje të rënda.

Deputetja e PDK-së thotë se fshehja e letrën është veprim skandaloz dhe i dënueshëm i kryetarit të komisionit për legjislacion.

Ajo thotë se Kuvendit e institucionet e  hetuesisë duhet të marrin veprime urgjentë për këtëo pretendime të ngritura.

Thaçi e ka publikuar të përkthyer në shqip letrën e Simmons.

Media dje ka raportuar për këtë letër, derisa mbrëmë kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve edhe EULEX-i.

(Kosova Sot Online)