Fushë Kosovë: Djali kanosi prindërit se nëse nuk i japin para do ta hedhë vetën në ajër me granatë dore

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 10:37
Fushë Kosovë: Djali kanosi prindërit se nëse nuk i japin para do ta hedhë vetën në ajër me granatë dore

Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë pasi ka kanosur prindërit e tij se nëse nuk i japin para do ta hedhë vetën në ajër me granatë dore.

Njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 25.11.2020-14:43. Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosë me një granatë dore ‘se nëse prindërit e tij  nuk i japin te holla do të hedhë veten në ajër’. Në vendin e ngjarjes njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)