Ndërron jetë aktivisti i AAK-së

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 11:17
 Ndërron jetë aktivisti i AAK-së

Nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj, njofton për vdekjen e aktivistit në degën në Gjakovë, Besim Selmanaj.

Lekaj shkruan se Selmanaj u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare dhe ishte njëri ndër aktivistët më të devotshëm të partisë së tij.

Postimi i tij i plotë:

Dje mora lajmin e pikëlluar, që në moshën 47 vjeçare vdiq Besim Jahë Selmanaj, një nga aktivistët më të devotshëm të AAK-së në Gjakovë. Besimi dha kontribut të madh për Hasin, Lipovecin dhe gjithë Gjakovën gjatë periudhës (2009-2013) kur ai ishte kryetar i nëndegës së AAK-së në Lipovec. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Selmanaj dhe Berisha.LAVDI

(Kosova Sot Online)