Arrestohet një person, i sekuestrohen substanca narkotike

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 11:36
Arrestohet një person, i sekuestrohen substanca narkotike

Policia e rajonit të  Prishtinës, gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike.

I dyshuari K. K, mashkull 27 vjeç, nga i cili u sekuestruan substancat narkotike, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Nga policia bëjnë të ditur se në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkokriminalitetit.

“Më  datë 25.11.2020 rreth orës 21:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë policia mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana)”, është thënë nga Policia.

(Kosova Sot Online)