Tash e vajtojnë, dikur mediat serbe e kryqëzonin Oliver Ivanoviqin

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 14:26
Tash e vajtojnë, dikur mediat serbe e kryqëzonin Oliver Ivanoviqin

Shumë herë para se të vritej, Oliver Ivanoviq ishte cak i sulmeve në Veri. Atij iu dogj vetura personale. E për të shkuar edhe më largë për Ivanoviqin u realizua edhe një video, në të cilën Serbia pretendon se ai ishte tradhtar.

Kjo video është realizuar para se kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”.

“A dëshirojmë që njerëzit e këtij lloji t’i përfaqësojnë interesat e popullit tonë në Kosovë?”, shkruhet në videon e cila ishte publikuar kundër Oliver Ivanoviqit.

Madje, në këtë video propaganduese, Ivanoviq u akuzua edhe për tradhti.

Kjo video është publikuar në TV Pink, pronar i së cilës është Zhelko Mitrovic.

Ai në televizionin e tij me 16 tetor të vitit 2017 para se të mbaheshin zgjedhjet komunale, kishte transmetuar këtë spot,  në të cilin Oliver Ivanoviq ishte paraqitur si bashkëpunëtorë i shqiptarëve dhe tradhtar serb.

(Kosova Sot Online)