EULEX-i reagon në lidhje me pretendimet e Malcom Simmons se ky mision nuk ishte i paanshëm

  • G.G /
  • 26 November 2020 - 14:55
EULEX-i reagon në lidhje me pretendimet e Malcom Simmons se ky mision nuk ishte i paanshëm

Misionit i EULEX-it në Kosovë, ka reaguar pas raportimeve të fundit lidhur me kërkesën e ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, pasi që ai pretendon se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë nuk ka qenë e paanshme.

Në një reagim për media, EULEX thotë se nëse kjo është e vërtetë, nuk do të jetë hera e parë që Simmons ka bërë përpjekje që ta paraqesë versionin e tij, të njëanshëm dhe të pavërtetuar të shkeljeve të pretenduara gjatë kohës sa ai ishte gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit.

“Para së gjithash, duhet të theksohet se Simmons ka refuzuari të bashkëpunojë me një ekip hetimor të udhëhequr nga një gjyqtar në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili u krijua për ta hetuar shkallën e shkeljeve të mundshme të raportuara nga Simmons. Kur atij iu dha mundësia për t’i mbështetur pretendimet e ndryshme të tij, Simmons nuk mundi t’i ofrojë ekipit hetues ndonjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij.

Për më tepër, në vitin 2016, një hetim i pavarur i drejtuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me pretendimet për shkeljet e mundshme nga Simmons në tre çështje individuale gjatë kohës së tij si gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit u hetuan dhe u përfunduan. Në të tre rastet, me këshillat e bordit disiplinor u pajtuan autoritetet përgjegjëse dhe ato iu komunikuan Simmons dhe autoritetit dërgues të tij, pra Mbretëria e Bashkuar, i cili e kishte punësuar Simmons gjatë kohës sa ishte gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit. Vendimi përfundimtar lidhur me masat të cilat duhej ndërmarrë si përgjigje ndaj këshillave të bordit disiplinor lidhur me shkeljet e Simmons i takon autoriteti dërgues të tij në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

EULEX thekson se në vitin 2019, Simmons inicio procedurë ligjore para Tribunalit të Punësimit në Mbretërinë e Bashkuar kundër punëdhënësit të tij në MB në të cilën ai përsëri iu referua po këtyre pretendimeve kundër Misionit të BE për Sundimin e Ligjit.

“Tribunali i Punësimit, i cili është një Gjykatë Britanike, e hodhi poshtë kërkesën e Simmons që në këto procedura të merrte pjesë edhe Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)