Pas shkarkimeve, Vjosa Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 15:12
Pas shkarkimeve, Vjosa Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi

Pas shkarkimeve, Vjosa Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës, të shpallura më herët

Media e ka siguruar këtë vendim të Osmanit e ku ndër të tjera ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të  Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës

“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument.

Vjosa Osmani ka marr vendim dje edhe për shfuqizimin e katër dekreteve  për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Në ndërkohë Vjosa Osmani detyrën e presidentit është duke e ushtruar qysh pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

(Kosova Sot Online)