
Lexoni edhe:
Edhe Lituania konfirmon raste të koronavirusit te vizonët
Kompania ruse e naftës, Rosneft e ka njoftuar të mërkurën presidentin Vladimir Putin për nisjen e “Vostok Oil”, një projekt gjigant në Arktik.
“Unë jam i lumtur t’ju informoj për fillimin e projektit”, tha Igor Sechin, kreu i Rosneft, gjatë një takimi me presidentin rus, me të cilin është shumë i afërt. Ai e falënderoi Putinin për miratimin e një ligji që lehtëson investimet në Arktik.
“Sipas planit, punimet kërkimore dhe ndërtimi i një tubacioni dhe porti nafte të gjatë 770 kilometra janë duke u zhvilluar”, shtoi Secin.
Edhe Lituania konfirmon raste të koronavirusit te vizonëtLexoni edhe:
Projekti, një gur themeli i ambicieve të Rusisë në Arktik, bashkon disa aktivitete të Rosneft në Lindjen e Largët të Rusisë, pranë rrugës detare veriore që ndërmarrja synon ta përdorë për dërgesat në Evropë dhe Azi.
Në shkurt, Sechin i premtoi Putinit se projekti do t’i sillte vendit dy përqind të PBB-së në vit.
Ai më pas tha se “kjo provincë e re e naftës dhe gazit” në Gadishullin Taimyr, pjesa më veriore e Azisë, do të ketë burime prej rreth pesë miliardë tonë naftë dhe se 10 trilionë rubla ose 132 miliardë euro do të investohen në të.
Projekti parashikon ndërtimin e pesëmbëdhjetë “fshatrave”, dy aeroporte, një port dhe krijimin e 130,000 vendeve të punës. Sechin tha se i duheshin më shumë se 400,000 njerëz për këtë.
Rosneft njoftoi javën e kaluar shitjen e dhjetë përqind të aksioneve të projektit te kompania Singaporean Trafigura, por nuk specifikoi shumën. Kompania deklaroi më herët se India është gjithashtu e interesuar për këtë projekt.
Sechin pretendon se 50 milionë tonë naftë do të prodhohen çdo vit në fillim, e pastaj dy herë më shumë. Ai premtoi se deri në vitin 2024, 30 milionë tonë do të transportoheshin nga një rrugë që e lidh Oqeanin Atlantik dhe Paqësor, të njohur si Kalimi Verilindor ose Rruga e Detit Verior.
(Kosova Sot Online)