LDK-ja ka filluar të kalbet nga brenda!

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 21:18
LDK-ja ka filluar të kalbet nga brenda!

Gazetari Xhevdet Pozhari ka thënë se Melihate Tërmkolli e meriton të jetë deputete në këtë legjislaturë.

“Zonja Tërmkolli. Jam rritur duke ju respektuar juve e të tjerëve në atë kohë që dhatë shumë për shtetndërtim. Megjithë respektin, më duhet të them disa fjalë për subjektin që ju i takoni por të lutem mos të merrni këtë personale. Kam respektin më të madhe për juve”, tha ai.

“Më duhet të kritikoj subjektin e juaj. Vetë fakti që ju nuk jeni zgjedhur deputete tregon shumë. Ju më keni treguar se LDK’ja ka filluar të kalbet nga brenda. Po shohim skandalet e një pas njëshme. Mbrëmë për konsuj tha se nuk kam dijeni ndërsa u demantua menjëherë me dokumente. Por edhe sikur mos të dinte, ju e keni kryeministrin dhe duhet t’i dini këto”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)