Dhunohet një vajzë në Ferizaj

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 08:52
Dhunohet një vajzë në Ferizaj

Një vajzë nga Ferizaj ka raportuar se është dhunuar nga një burrë. E njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Sipas Policisë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok.

“Ferizaj 26.11.2020 – 21:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar  se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  është bastisur shtëpia e  të dyshuarit  ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)