Serbia e kthen në personale moslejimin e Vuçiq për hyrje në Kosovë: Meliza Haradinaj po provokon incidente

  • S.A /
  • 27 November 2020 - 09:50
Serbia e kthen në personale moslejimin e Vuçiq për hyrje në Kosovë: Meliza Haradinaj po provokon incidente

Moslejimi i presidentit serb, Aleksandër Vuciq që të hyjë në Kosovë i ka prekur shumë zyrtarët kryesor të Serbisë, që janë kujdesur që ta kthejnë në personale mos dhënien e lejes me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.

Në Qeverinë e Serbisë po thonë se janë të shqetësuar për sigurinë e serbëve teksa shtojnë se incidentet në Graçanicë dhe komunat me shumicë serbe janë provokuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.

Këto pretendime, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Petar Petkovië, i bëri mbrëmë kur njoftoi se ndjeu shqetësim të madh për sigurinë e serbëve në pjesën qendrore të Kosovës, pas lajmit për vjedhje në shtëpinë e një familje serbe në Preoc.

 “Unë kërkoj nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe Metohi që urgjentisht dhe në mënyrë të pashmangshme të marrin masa në mënyrë që populli serb në jug të Ibrit të mbrohet nga provokimet dhe sulmet nga ekstremistët,” tha Petkovic në një deklaratë me shkrim.

 Ai madje thotë se është çështje frymëzimi politik kjo e “incidenteve” në Graçanicë dhe rrethinat e saj, të cilat incidente sipas tij i atribuohen Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

(Kosova Sot Online )