Pretendimet e ish-gjykatësit kryesor të EULEX-it, shkresa diskutohet në komisionin për legjislacion

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 10:10
Pretendimet e ish-gjykatësit kryesor të EULEX-it, shkresa diskutohet në komisionin për legjislacion

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.

Kjo është edhe pika e vetme e rendit të ditës.

Avokati Artan Qerkini ka folur rreth pretendimeve të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, ku akuzon disa prej ish-gjyqtarëve të EULEX-it për shkelje.

Qerkini ka thënë se Simmons është i gatshëm që të dëshmojë në Parlamentin e Kosovës për këtë gjë.

(Kosova Sot Online)