Kështu ka përfunduar ish-gruaja e Mbretit më të urryer në botë

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 10:22
Kështu ka përfunduar ish-gruaja e Mbretit më të urryer në botë

Monarku më i pasur në botë, Mbreti Maha Vajiralongkorn i Tajlandës mendohet se ka një pasuri prej 30 miliardë dollarësh.

Mediat e huaja shkruajnë se ai shëtit i lirë, kryesisht në Gjermani, ndërsa ish-gruaja e tij mbetet e internuar në një fshat të thellë dhe e ndarë nga i biri. Srirasmi Suwadee, gruaja me të cilën u divorcua në 2014, ishte bashkëshortja e tretë e Mbretit.

Maha Vajiralongkorn ishte akoma princi i kurorës në 2001, kur u martua me Srirasmin në një ceremoni private.

Ish-princesha nuk është parë në publik që nga viti 2014, ndërsa disa foto të publikuara së fundmi tregojnë si ka përfunduar ajo. Nga imazhi duket ish-princesha e qethur dhe e shkatërruar.

(Kosova Sot Online)