Unaza e Zjarrtë e Paqësorit, shpërthim në një vullkan në Indonezi

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 11:43
Unaza e Zjarrtë e Paqësorit, shpërthim në një vullkan në Indonezi

Një shpërthim ka ndodhur në Vullkanin Ili Lewotolok në rajonin Lembata të provincës Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë.

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se hiri dhe tymi janë ngritur në lartësi 500 metra nga krateri i vullkanit pas shpërthimit që ka ndodhur në orët e mëngjesit. Autoritetet informuan se shpërthimi ka zgjatur për rreth dy minuta dhe paralajmëruan banorët që të mos veprojnë në një zonë prej 2kilometrash katrorë përreth vullkanit.

Autoritetet po ashtu kanë ngritur alarm të nivelit të dytë (waspada) pas shpërthimit.

Sistemi i alarmit vullkanik në vend përbëhet nga katër faza: “jeshile” (normale), “e verdhë” (waspada), “portokalli” (siaga) dhe niveli më i lartë, “i kuq” (awas). Indonezia gjendet zonën e quajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka 127 vullkane aktive.

(Kosova Sot Online)