I vdes gruaja italianit të moshuar që i këndonte serenada para spitalit

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 15:46
 I vdes gruaja italianit të moshuar që i këndonte serenada para spitalit

Fotografia e italianit 81 vjeç, Stefano Bozzini, duke i rënë fizarmonikës në rrugë, para spitalit ku ishte gruaja e tij, i mori zemrat e njerëzve anembanë botës.

Bashkëshortja e tij, Carla Sacchi, u lirua nga spitali afër Piacenzas para disa ditëve, por ajo vdiq në shtëpi, shkruan BBC.

Ndonëse ajo nuk ishte infektuar me koronavirus, rregullat e spitaleve ia pamundësonin bashkëshortit të saj që ta vizitonte në dhomën ku ishte duke qëndruar.

Djemtë e plakut i kishin pyetur udhëheqësit e spitalit nëse babai i tyre mund t’i këndojë disa këngë për nënën e tyre që t’ia ofrojnë së paku pesë minuta lumturi.

“Ishte ditë me diell, do të dëshira të luaj muzikë më gjatë, tërë ditën”, tha Bossini për një gazetë italiane para disa ditëve.

Çifti ishte martuar para 47 vjetëve. Ai i dërgoi puthje bashkëshortes përderisa ajo e shikonte nga dritarja.

Ndryshe, Italia është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në pranverë mori masa të ashpra izolimi. Vizitat e familjarëve në spitale janë të kufizuara për shkak të rrezikut të përhapjes së mëtejme të virusit.

(Kosova Sot Online)