Kryeministri Hoti premton sërish: Javën e ardhshme kalon ligji për Rimëkëmbje

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 17:52
Kryeministri Hoti premton sërish: Javën e ardhshme kalon ligji për Rimëkëmbje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa ka vizituar Suharekën ka premtuar se javën e ardhshme do të kalojë ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Ndërsa nga këtu ka premtuar se në javën e ardhshme do të kalohet ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe do të definohen të çështjet, ku përfshihen mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre por edhe lehtësira të tjera që do të bëhen për bizneset.

Hoti ka thënë se po punohet edhe për përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhjetor dhe se në mbledhjen e parë të janarit do të miratohet kjo pako.

“Unë sot po jap edhe premtim publik që ligji për rimëkëmbje ekonomike do ta kaloj javën tjetër dhe do të mbyllet kjo çështje, ku do të definohet të gjitha çështjet, edhe mjetet që do ta marrin qytetarët nga kursimet e tyre, edhe një listë e ndryshimeve ligjore, përfshi mundësinë për t’i shtyrë obligimet tatimore, për t’i heqë ndëshkimet e nevojshme, për të rishikuar TVSh-në në lëndë të parë të prodhimit vendor e cila duhet të adresohet.

Dhe ajo që po punojmë tash në përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhjetor, bashkë me gjitha Odat Ekonomike, dhe besoj që në mbledhjen e parë ose të dytë, në janar si të miratohet kjo pako e re fiskale ku adresohen të gjitha burokracitë e nevojshme, dhe gjitha çështjet që e lehtësojnë të bërit biznes”, ka thënë Hoti.

Hoti nuk ka treguar se a ka arritur ndonjë marrëveshje me partitë tjera për votimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike, por tha se do të arrihet një konsensuse, pasi që ky ligj i prek të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Unë besoj se do të mbërrijmë një konsensuse të gjerë sepse… ky është ligj, ligji për rimëkëmbjen ekonomike i prek të gjithë qytetarët, të gjitha bizneset dhe gjitha familjet pa përjashtim. Unë e kam shpreh disa herë gjatë diskutimit që kemi pasur se jam plotësisht i hapur për të pranuar rekomandime nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim… ligji për rimëkëmbje ekonomike do të kaloj së shpejti, do ta shohim”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)