Donald Trump mund të largohet nga Shtëpia e Bardhë vetëm me një kusht!

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 18:52
Donald Trump mund të largohet nga Shtëpia e Bardhë vetëm me një kusht!

Joe Biden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kështu Donald Trump.

Biden grumbulloi 306 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa Trump 232 të tilla, ndërkohë që votat e nevojshme për t’u shpallur fitues ishin 270.

Mirëpo, Trump nuk e ka pranuar humbjen dhe gjatë këtyre ditëve ka bërë deklarata të forta, duke kërkuar rinumërimin e vota.

Megjithatë, Donald Trump mund ta pranë humbjen e tij vetëm me një kusht, të cilin e ka treguar për mediat e huaja.

I pyetur nëse do të pranonte të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse votimi i Kolegjit Elektoral do të ishte kundër tij, përgjigjia e Trump ishte:

“Sigurisht që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë. Megjithatë nëse e bëjnë, kanë bërë një gabim.”, duke shtuar se ky vendim për të ishte shumë i vështirë për t’u pranuar.

Përveç humbjes së zgjedhjeve, duket se Trump po humb edhe në jetën private. Mediat e huaja shkruajnë se bashkëshortja e tij, Melania, po përgatit procedurat e divorcit, të cilin do t’ia kërkojë  menjëherë pas daljes nga Shtëpia e Bardhë në muajin janar.

(Kosova Sot Online)