Momenti kur ministrja serbe thotë për Cakajn se ka punuar kundër Serbisë

  • E.K /
  • 27 nëntor 2020 - 20:00
 Momenti kur ministrja serbe thotë për Cakajn se ka punuar kundër Serbisë

Ministrja e Administratës shtetërore dhe Pushtetit Lokal të Serbisë, Marija Obradoviq, ka thënë sot se e ka refuzuar propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Europën, Gent Cakaj, të shpallet “qytetar nderi” nga kjo komunë.

Obradoviq gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ka treguar se e ka nënshkruar vendimin për refuzimin e kërkesës.

Sipas saj, një person që paraqitet hapur kundër Serbisë, nuk mund të jetë një qytetar nderi në një nga komunat në vend.

Fjalimi i saj i plotë:

“Gent Cakaj, jam e mërzitur/shqetësuar kur përgjigjem për këtë temë kur diçka nuk është e drejtë. Gent Cakaj bëri shumë për shqiptarët, ai i bashkoi ata, i ndihmoi ata që të mos përleshen për herë të parë, dhe kur kishte luftë për këshillat kombëtare midis shqiptarëve, midis përfaqësuesve të tyre, me të vërtetë i ndihmoi. Ai është qytetar nderi për ta, por le të jetë diku tjetër. Personi, i cili dëshiron të vazhdojë përçarjen, atë që ai arriti ta bëjë në Kosovë dhe Metohi, dhe ta luftojë në mënyrë që serbët të mos e marrin atë që u takon, unë nuk mund ta lejojë atë ta bëjë tani në Bujanoc.

Unë nuk e di se çfarë tjetër do të pasojë, unë jo, personalisht. Ju bëj thirrje që ta mbështesni këtë ide dhe të mendoni vetëm në mënyrë racionale për njerëzit, të cilët janë hapur kundër Serbisë. A duhet të jetë njeri i tillë qytetar nderi? Mendoni për këtë”.

(Kosova Sot Online)