Rrahje dhe plagosje në mes të pesë personave në një pikë karburanti, policia jep detaje

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 21:46
 Rrahje dhe plagosje në mes të pesë personave në një pikë karburanti, policia jep detaje

Një rrahje ka ndodhur në Balshaj të Obiliqit, e ku pastaj është përdorur edhe arma e zjarrit me ç’rast një person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti derisa dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty.

Lajmin  e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

 Personi i plagosur është dërguar në QKUK dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti.

Dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty,  fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po egzaminon vend-ngjarjen”, ka konfirmuar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)