Hoxha i njohur kosovar e quan Shefqet Krasniqin manipulues, sharës, fyes e kontradiktor(VIDEO)

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 08:17
Hoxha i njohur kosovar e quan Shefqet Krasniqin manipulues, sharës, fyes e kontradiktor(VIDEO)

Hoxha kosovar Drilon Gashi ka drejtuar akuza të rënda ndaj hoxhës Shefqet Krasniqi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi e ka quajtur paragjykues, kontradiktor, manipulues, sharës, fyes dhe moralizues.

Ky reagim i tij vjen pasi Krasniqi tha se s’merret me njerëz “të cekët”, duke aluduar për Gashin, pas një pyetje që i bëri në emision një qytetar lidhur me një deklaratë të këtij të fundit.

“Nuk merrem me njerëz të cekët, të cilët flasin për Allahun nga uni, hamendja , urrejta e injoranca”, ka thënë Krasniqi për Gashin.

https://www.facebook.com/100010560199209/videos/1308020166226644/

(Kosova Sot Online)