Ekzekutohet me 8 plumba 38-vjeçari shqiptar në Bruksel, detajet e para

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 09:11
Ekzekutohet me 8 plumba 38-vjeçari shqiptar në Bruksel, detajet e para

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Bruksel. Ai u qëllua disa herë në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.

Viktima është rreth 38-vjeç.

Nga të dhënat e para, sipas medieve, shqiptari u qëllua me të paktën 8 plumba, ndërsa dyshohet se qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

Policë, prokurorë dhe ekspertë shkuan në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat me qëllim për të shkuar në gjurmët e autorit të krimit.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.

(Kosova Sot Online)