Grabitje e armatosur në një barnatore të Prishtinës, arrestohet 21-vjeçari

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 10:11
Grabitje e armatosur në një barnatore të Prishtinës, arrestohet 21-vjeçari

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një barnatore në lagjen e Spitalit në Prishtinë. Për këtë rast, është arrestuar një 21-vjeçar.

Rastin për express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari nën kërcënimin e armës, ka arritur të marrë një sasi të parave.

“Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak kohë pas raporimit të rastit. Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar R.H. 21 vjeç me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)