Quni e Rama bëjnë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 13:03
Quni e Rama bëjnë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe gjenerali Rrahman Rama kanë bërë nderime sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz për nder të festës së 28 Nëntorit.

“Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes publike të UÇK-së, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me delegacionet e kryesuara të tyre, bënë nderime në kompleksin memorial para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz.

Pjesë e delegacioneve të tyre ishin: zëvendësministrja e Mbrojtjes Sadika Kofrc, zëvendësministri i Mbrojtjes, Mehmedali Mergjollari, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj – Quni, drejtori i Drejtorisë për Politika të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, Faruk Geci, drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, dhe oficerë të tjerë të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe komandave e njësive kryesore të FSK-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sot në Kosovë shënohen tri ngjarje të rëndësishme: Dita e Flamurit, Datëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe përvjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 

(Kosova Sot Online)