Kirurgu vdes duke punuar në sallën e operacionit, pas atakut kardiak

  • G.G /
  • 28 nëntor 2020 - 14:15
Kirurgu vdes duke punuar në sallën e operacionit, pas atakut kardiak

Një kirurg në Arabinë Saudite ka vdekur në dhomën e operacionit të spitalit ku do të kryente një procedurë ortopedike, njoftonin mediat vendase.

Mahdi al-Emari pësoi në atak kardiak të premten në spitalin Khamis Mushait, raportonte e përditshmja Al-Watan.

Ajo shkruante se kolegët kishin vërejtur që doktori dukej i sëmurë dhe e kishin bindur të testohej për probleme të zemrës.

“Kur Emari erdhi për të kryer operacionin në një nga pacientët e tij, ne vërejtën shenja lodhjeje te ai, i cili pranoi se ndjente dhimbje në stomak”, citohej të kishte thënë kreu i repartit të ortopedisë Dr Majid Al Shehri.

Ai shtoi se Emari fillimisht refuzoi të bënte testin dhe insistonte të kryente operacionin te pacienti.

Por më në fund ai ishte bindur të kryente alaktro-kardiogramin që tregonte se kishte pësuar atak kardiak.

“Ai vdiq duke kryer detyrën e tij, ai është një martir,” tha Dr Al Shehri.

(Kosova Sot Online)