Lexoni edhe:
Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa vishet kuq e zi
Një qytetare nga Prishtina, Elona Mehmeti, një muaj më parë është ankuar për një police e cila për shkak të mosmbajtjes së maskës, policja e ka ofenduar atë dhe ia ka shkulur flokët. Policia e Kosovës kishte filluar hetimet ndaj polices, ndërsa tani rasti është bartur në Drejtorinë për Hetime të Brendshme për trajtim administrativ disiplinor.
Por, nga Policia thonë se nuk ka përfunduar koha e hetimit dhe se nuk mund të njoftohet për vendimin ndaj saj.
Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa vishet kuq e ziLexoni edhe:
Para një muaji, përmes një postimi në një grup në Facebook, Mehmeti pretendoi se ishte duke dalë nga një dyqan, kur një police e ka ndalur atë për shkak që nuk e kishte maskën e vendosur në fytyrë. Ajo pretendon se policja i është drejtuar duke i thënë “..oj ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i qfryn buzët”.
“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacionet lidhur me këtë rast dhe hetuesit e IPK-së e kanë trajtuar fillimisht në Departamentin për menaxhimin e ankesave e pastaj rasti në mungesë të elementeve të veprës penale është bartur në Drejtorinë për Hetime të Brendshme(në Policinë e Kosovës) për trajtim administrativ disiplinor”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Por, nga Policia e Kosovës thonë se nuk mund të bëhet i ditur vendimi për policen, deri sa të kalojnë 60 ditë.
“Policia e Kosovës, çdo herë trajton rastet kur ndonjë zyrtar/e e PK-së pretendohet se ka bërë shkelje disiplinore (me raste penale merret IPK-ja). Sipas Udhëzimit administrativë, hetimi i një rasti ku ka pretendime se është bërë shkelje disiplinore është deri në 60 ditë nga momenti kur njoftohet pala së është duke u hetuar për shkelje disiplinore”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Pra, sipas Policisë nuk është konsumuar koha e hetimit, pastaj edhe koha e shqyrtimit nga Komisioni Disiplinor.
“Kështu, duke pas parasysh se rasti siç po e potenconi edhe ju ka qenë në IPK, e pastaj ka kaluar në PK-ë, pra nuk është konsumuar koha e hetimit, pastaj edhe koha e shqyrtimit nga Komisioni Disiplinor. Kështu, rreth vendimit mund të njoftoheni në një kohë tjetër”, thuhet në përgjigjen e Policisë”, thuhet në përgjijgen e Policisë.
Elona, në momentin kur kishte ndodhur ngjarja kishte postuar edhe një fotografi të polices, e cila pretendon se ishte pa maskë në momentin kur ia shkroi dënimin.
(Kosova Sot Online)