56 viktima dhe 6 mijë e 179 raste të reja me Covid-19 në Serbi

  • E.K /
  • 29 November 2020 - 16:22
 56 viktima dhe 6 mijë e 179 raste të reja me Covid-19 në Serbi

Në 24 orët e fundit, 6 mijë e 179 raste të infektuara me koronavirus janë regjistruar në Serbi. 24 orët e fundit në Serbi kanë përbërë rekord të zi edhe me numrin e viktimave. Plot 56 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19.

Sipas të dhënave të fundit, ka 7,256 njerëz në spitale, dhe ka 252 pacientë në aparate për frymëmarrje.

Numri i viktimave tani ka arritur në 1549 njerëz.

Shtabi i Krizave në Serbi ka njoftuar se para festave të fundvitit do të merren masa të reja pasi që situata pandemike në vend ka eskaluar.

Përndryshe, orët e para të ditës së sotme shënuan 400 mijë viktima në mbarë botën nga Covid-19.

Rreth 110 mijë prej jetëve të humbura janë regjistruar në SHBA, mbi 40 mijë në Britaninë e Madhe dhe vendin e tretë e mban Brazili me 35 mijë e 930 viktima.

(Kosova Sot Online)