Rudari: Sipas informatave, po prijmë në të gjitha qendrat e votimit

  • E.K /
  • 29 November 2020 - 20:05
 Rudari: Sipas informatave, po prijmë në të gjitha qendrat e votimit

Kandidati për kryetar të komunës së Besianës nga LDK, Nexhmi Rudari, ka uruar qytetarët për korrektësinë e treguar gjatë procesit të votimit.

Rudari thotë se ende është herët për të folur për rezultate, por që sipas informatave që i kanë janë duke prirë në të gjitha qendrat e votimit.

“Më lejoni të shfrytëzoj rastin që të uroj qytetarët për qytetari dhe korrektësisë. Ka qenë ditë e ftohtë por ata me një numër të madh kanë shkuar në qendrat e votimit dhe kanë dhënë votat e tyre. Dua të falënderoj strukturat që kanë qenë me mua në fushatë. Procesi i numërimit po vazhdon, ende nuk i kemi numrat. Por sipas informatave që i kemi jemi duke prirë në të gjitha qendrat. Shpresoj kjo natë të mbyllet më gëzim”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)